Këshilli Qendror i Forcës njëzëri pro votëbesimit të Qeverisë

0

Këshilli Qendror i Forcës së Re Demokratike, në mbledhjen e mbajtur të premten datë 22 janar 2016, diskutoj në lidhje me kërkesën e Qeverisë së Malit të Zi dërguar Kuvendit republikan, që me datë 25 janar të vendoset në rend të ditës votëbesimi i saj.

Këshilli Qendror i kësaj partie njëzëri vendosi që Forca ti japë besimin Qeverisë në seancën e ardhshme.

Politika e cila e çon Malin e Zi drejt antarsimit në Bashkimin Europian dhe NATO , dhe me të cilën ndërpritet ndikimi historik i lindjes, është padyshim në interes të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi njoftojnë nga Forca.

Retorika shqetësuese gjatë protestave të fundit,konfirmoi edhe njëherë se politika e Qeverisë së Malit të Zi në lidhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore, posaçërisht me Kosovën dhe Shqipërinë, është në harmoni të plotë me interesat kombëtare të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

Ata shpresojnë që kërkesat e pandryshuara politike të Forcës, të konfirmuara me një politikë konsistente në tentativat për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi, do të realizohen me një dinamikë më intenzive dhe cilësore, çka deri tani nuk ishte e mundur për shkak të mosmarrveshjeve në shumicën aktuale./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!