PD mesazh urimi me rastin e zgjedhjes së Gjeloshaj dhe Kajoshaj në krye të Komunës së Pavarur të Tuzit

0

Partia Demokratike përgëzon Forumin Shqiptar “Malësia na bashkon” për formimin me sukses të qeverisjes në komunën e pavarur të Tuzit, si kurorezim i rezultatit të zgjedhjeve lokale të 3 marsit.

PD uron zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, dhe kryetarit të Kuvendit të Komunës, z. Fadil Kajoshaj, duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e komunës më të re në Mal te Zi dhe realizimin e objektivave programore.

Ne jemi të bindur se ndryshimet politike do te jenë katalizator i zhvillimit te gjithmbarshem të Malësisë dhe i shfrytezimit të potencialeve të saj zhvillimore me qëllim te ruajtjes së identitetit shqiptar të kësaj treve me tradita kombëtare.

PD ka qenë e angazhuar që nga themelimi duke dhënë kontributin e saj në formimin e Komunës së Pavarur.
Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që me përvojën tonë të ndihmojmë konsolidimin e qeverisjes lokale në Malësi në të mire të gjithe qytetarëve të saj.

Edhe një herë, urime dhe suksese për të mirën e Malësisë.

error: Të drejtat e rezervuara !!