Ndërmarrja ”Çistoqa” nuk mirëmban ambientin në Tuz, komuna e Tuzit angazhon kompani private

0

Komuna e Tuzit, gjegjësisht SH.P.K “Komunale”, filluan sot akcionin për pastrimin e gjithëanshëm të hapësirave publike, të shkaktuara nga mbeturinat e hellura vend e pa vend, njoftojnë nga komuna.

Siç njoftjnë, lidhur me këtë komuna e Tuzit ka angazhuar një kompani private, pasi që ndërmarrja e Podgoricës, përgjegjëse për pastrimin e hapësirave, nuk arriti të mirëmbajë ambientet tona publike, çka edhe shkaktoi krijimin e deponive të egra.

Komuna e Tuzit apelojn tek qytetarët të kenë kujdes ndaj këtyre dukurive, në mënyrë që të kemi ambient sa më të pastërt.

Po ashtu, sh.p.k. “Komunale” ka ftuar për bashkëpunim edhe policinë komunale, e cila, në të ardhmen do të marrë masat adekuate ligjore, për ruajtjen e ambientit publik nga ndotja.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
error: Të drejtat e rezervuara !!