Pepiq: Komuna i është përgjigjur mirë të gjitha detyrimeve

0

Shpallja e karantinës për komunën e Tuzit ishte diçka me të cilën nuk kemi pasur mundësinë të takohemi më parë. Kjo gjithashtu kërkoi përgjegjësi nga ana e komunës dhe të gjithë qytetarëve të saj për masat e vështira të paraqitura nga TNK, deklaroi për portalin malësia.me kryetari i KK PDS-së Tuz, Mirza Pepiq.

Unë jam i mendimit që komuna i është përgjigjur mirë të gjitha detyrimeve që i janë besuar, me ndihmën e palodhshme të vullnetarëve, si dhe stafit të Shtëpis së Shëndetit, të cilët kanë qenë në çdo kohë në shërbim të qytetarëve, thotë Pepiq.

Ai shprehet se situata që na ka goditur ka treguar se si njerëzit e Malësisë në periudha të vështira mund të jenë unikë në luftën kundër së keqes që ka kërcënuar të gjithë qytetarët e saj, duke lënë mënjëanë të gjitha dallimet, qofshin ato politike apo ndryshe, dhe me këtë ne me krenari theksojmë se mund të jemi një shembull respekti për për komunitetin e saj dhe për tërë Malin e Zi.

Me këtë rast, më duhet të shprehi mirënjohjen time të veçantë për qytetarët e komunës së Tuzit për këmbënguljen e tyre për respektimin e të gjitha masave.  

Sipas Pepiq, Qeveria e Malit të Zi dhe institucionet e saj, si shumë herë më parë e kanë kaluar provimin për qytetarët e komunës sonë. Bashkëpunimi i institucioneve kompetente me komunën e Tuzit ishin një shëmbull i mirë me vëndime në kohë, të cilat kanë dhanë rezultat në luftën kundër COVID19.

Dua të theksoj gjithashtu mirënjohjen time për Qeverinë dhe për miratimin e paketëve ekonomike që sigurisht do të ndihmojnë në zbutjen e efekteve të pandemisë.

Sa i përket diasporës Pepiq shprehet se, si dhe shumë herë deri më tani diaspora ka treguar se nuk e ka harruar atdheun e saj në periudha kaq të vështira dhe në një masë të konsiderueshme me donacionet e saj lehtësoi situatën e popullit të Malësisë. Ne gjithashtu i kemi borxh një falënderim për të gjithë biznesmenët tanë që veprojnë në territorin e komunës sonë për ndihmën e tyre e cila ka pas një rëndësi të madhe.  

Pepiq u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë t’u përmbahen masave në fuqi dhe kështu të tregojnë edhe një herë një shkallë të lartë të përgjegjësisë sociale në mënyrë që të dalim fitimtarë nga kjo luftë./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!