Boshnjakët dhe shqiptarët mbështetësit më të mëdhenj të antarsimit në BE

0

Boshnjakët (myslimanët) janë mbështetësit më të mëdhenj të rrugës evropiane të Malit të Zi, ndërsa pas tyre janë shqiptarët, është bërë e ditur nga një hulumtim i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Podgoricë (CEDEM).

Koordinatori i projektit të CEDEM-it, Marko Pejoviq thotë se kur flasim për strukturën nacionale në pyetjen e mbështetjes së anëtarësimit të Malit të Zi në BE pasojnë malazezët, ndërsa integrimin e mbështesin më së paku ata që deklarohen si serbë.

Kur bëhet fjalë për të ardhurat, ata që i përkasin kategorisë me të ardhura të larta janë ata që, siç tha ai, madje katër herë më shumë mbështesin rrugën e Malit të Zi në BE, për dallim nga ata nga kategoria e të ardhurave të ulëta.

“Ata që punojnë në sektorin privat janë ata që dy herë më pak mbështesin këtë proces për dallim nga ata që janë të papunë”, ka thënë Pejoviqi për televizionin publik të Malit të Zi.

Ndërkaq, sipas rajoneve, anëtarësimin e Malit të Zi në BE e mbështesin më së shumti qytetarët në veri të vendit, për dallim nga ata që jetojnë në rajonin qendror.

“Kategoritë që kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në BE janë ata me ardhura të ulëta, ata që jetojnë në rajonin qendror të Malit të Zi, ata që deklarohen si serbë dhe ata që kanë të ardhura të vogla në përgjithësi”, deklaroi Pejoviq./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!