Me ndryshimet e ligjit të pengohet autokracia në komuna

0

Deputetët e parlamentit të Malit të Zi diskutuan për ndryshimet e ligjit për administratën lokale të cilat i kanë propozuar deputetet e koalicionit në pushtet.

Me ndryshimet e ligjit është precizuar se mbledhja e parlamentit lokal duhet të përfundojë brenda afatit tre mujor prej ditës së fillimit me qëllim të menjanimit të dukurive negative në praktik.

Po ashtu propozohet që nëse kryetari i Komunës nuk zgjedhet brenda afatit ligjor, kuvendi sjell vendimin për shkurtimin e mandatit me propozimin e qeverisë ose dy të tretave të këshilltarëve.

Derisa deputetet e PDS pohojnë se kjo zgjidhja ligjore në të ardhmen do ta precizojë punon e parlamenteve lokale dhe se për sjelljen e tij vetëm kushtimisht ka ndikuar situata aktuale në Kotorr , nga opozita thonë të kundërtën. Nga FD i janë përgjigjur PDS se ligjin ia adapton nevojave dhe ngjarjeve momentale në komunën e Kotorrit.

Në ndërkohë ,deputetët diskutuan edhe për ligjin për policinë komunale .Policia komunale do të mund të përdor si mjet të detyrueshëm sprejin e dorës me ndikim nervor , parashihet me ndryshimet e ligjit , për të cilat deputetët e Parlamentit të Malit të Zi e filluan debatin e sotëm . Qëllimi, siç theksohet , është që të futet edhe një mjet i detyrimit , i cili është më i butë nga përdorimi i shkopit  të gomës zyrtarë dhe për të cilin besohet se mund të këtë efekt më të mëdha në rastin e përdorimit të forcës fizike nga ana e subjektit në mbikëqyrje. Parashihet që shkopi i gomës mund të përdoret vetëm në rast se përdorimi i forcës fizike dhe i spreit të dorës nuk jep rezultate ose nuk e garanton suksesin.

error: Të drejtat e rezervuara !!