Mali i Zi me vetëm një rast aktiv me koronavirus

0

Mali i Zi është shteti i fundit në Europë që regjistroi rastet e para me koronavirus. Në këtë shtet rastet e para të infeksionit janë paraqitur më 17 mars.

Sipas situatës aktuale Mali i ZI duket që do të jetë edhe shteti i parë që do të mposht në tërësi pandeminë COVID-19, pasi që në këtë shtet ka mbetur vetëm një rast aktiv.

Në përgjithësi Mali i Zi krahasuar me vendet fqinje ka pasur numër të vogël të rasteve me koronavirus.

Në total janë shfaqur 324 raste, ndërsa deri më sot janë shëruar 314 pacientë, ndërsa kanë vdekur 9 persona, raporton RTCC.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kishte thënë se thënë se në javët në vazhdim Mali i Zi do të përgatitet për sezonin turistik, ndërsa në bazë të situatës aktuale Mali i Zi pritet që së shpejti të shpallet zonë e lirë nga COVID-19 apo “Coronavirus Free Zone”.

error: Të drejtat e rezervuara !!