Çelaj: Koha për bashkim

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, njëheri edhe kryetari i klubit të këshilltarëve të LDSH-së në Guci, z.Asdren Çelaj, deklaroi se si asnjëherë më parë është i domosdoshëm bashkimi i faktorit politik shqiptar në Mal të Zi e njëkohësisht edhe në Komunën e Gucisë, duke shtuar se është koha për bashkim.

Si ansnjëherë më parë, është i domosdoshëm bashkimi i faktorit politik shqiptar në Mal të Zi e njëkohësisht edhe në Komunën e Gucisë!

Protagonizmi i tepruar, qoftë nga liderët partiak apo nga akterët tjerë politik, nuk i shërben qëllimit tonë të përbashkët si popull dhe është i panevojshëm, është në shërbim të ndasisë sonë edhe më të madhe! Andaj le të mendojmë më shumë për nesër, le të mendojmë më shumë për secilin shqiptar, le të mendojmë më shumë për fatin tonë si popull!

Le të sakrifikojmë sot të gjithë nga pak, ashtu që pas datës 30 Gusht të përfitojmë të gjithë më shumë!

Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi kohë të lypim fajtorin, nuk kemi kohë të bëjmë politikë mes vete! Koha është që t’i bashkojmë forcat tona,t’i bashkojmë njerëzit tanë, t’i bashkojmë të rinjtë e të rejat tona!Sot, fati ynë është në duart tona!Nesër, do të jetë tepër vonë!

#KohaPërBashkim

error: Të drejtat e rezervuara !!