Sulmi në Mynih: Nuk ka viktima nga Mali i Zi, 3 të vrarë nga Kosova

0

Ambasada e Malit të Zi në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme e Malit të Zi në Mynih , në bazë të informacioneve të deritanishme kanë njoftuar se nuk ka shtetas të vrarë apo të plagosur  malazez nga sulmi i djeshëm në Mynih, ku mbetën të vrarë 10 persona.

Poashtu njoftohet se ato janë  në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërsa tre shqiptarë nga Kosova kanë mbetur të vrarë gjatë sulmit të armatosur ditën e djeshme në qendren tregtare në Mynih.

Mediat në Kosovë raportojnë se dy janë Sabina Sula dhe Armela Segashi, ndërsa i treti është 21-vjeçari Dijamant Zabërgja. Të tre të rinjtë shqiptarë nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra nga çmenduria e ndërmarrë, sipas autoriteteve gjermane, nga një i ri iranian.

Sipas policisë gjermane, autori është një 18-vjeçar iranian, i cili jetonte në Mynih, ndërsa motivet e ngjarjes ende janë të paqarta. Trupi i pajetë i autorit është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Mediat raportojnë se ai ishte vetëvrarë me një plumb në kokë.

error: Të drejtat e rezervuara !!