Policia e Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë me ushtrime të përbashkëta në Plavë

0

Policia e Malit të Zi është duke mbajtur ushtrime të përbashkëta me kolegët e tyre nga Kosova dhe Shqipëria në qytetin e Plavës.

Ushtrimet janë mbajtur nga data 19 korrik dhe pritet të përfundojnë sot.

Fokusi i këtyre ushtrimeve në terren ishte luftimi i krimit ndërkufitar, ndërsa motoja ishte “Të shërbejmë përmes miqësisë” (Servi per amici).

“Qëllimi i këtyre ushtrimeve ishte që të rritej efiçienca  për parandalimin, gjetjen dhe goditjen e krimit, që mund të zhvillohet mes kufirit të këtyre tre shteteve që po marrin pjesë në këto ushtrime”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë.

error: Të drejtat e rezervuara !!