Diaspora: Përgjegjësi të veçantë do të mbajnë partitë dhe udheheqesit që po pengojnë procesin e bashkimit

0

Në letrën e Organizatave Shqiptaro Amerikane nga Mali i Zi rreth Zgjedhjeve të 30 Gushtit të cilat kërkojnë bashkimin e partive shqiptare në një listë mes tjerash thuhet:

Ne po percjellim me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit politike dhe sjelljen e disa subjekteve politike shqiptare, të cilat edhe njëherë po dëshmojnë se interesat e ngushta personale qëndrojnë mbi vullnetin e popullit shqiptar.

Keto subjekte politike po abuzojnë sërish me mbështetjen e sinqertë të elektoratit shqiptar, duke zhvlerësuar interesat kombëtare, duke kompromentuar vullnetin e këtij elektorati dhe duke i mohuar zgjedhësit shqiptar votimim e nje liste të unifikuar zgjedhore, e cila do të maksimizoje votën shqiptare dhe do të forcoje zërin e shqiptarëve në Kuvendin e Malit te Zi.

Sidoqoftë, kësaj radhe, përgjegjësi të veçantë do të mbajnë partitë politike dhe udheheqesia e tyre që do të pengojnë procesin e bashkimit të shqiptarëve në një listë të vetme.

error: Të drejtat e rezervuara !!