Të sillen udhëzimet për mbajtjen e zgjedhjeve

0

Qendra për tranzicionin demokratik, CDT, i ka bërë ftesë Trupit Koordinues Nacional (TKN) për sëmundjet ngjitëse dhe Komisionit Zgjedhor të Shtetit që  urgjentisht, secili në kompetencat e veta, të miratojnë udhëzimet dhe rekomandimet për mbajtjen e sigurt të zgjedhjeve.

Përkujtohet se CDT me 30 qershor i është drejtuar Trupit Koordinues Nacional me iniciativën që të fillohet procesi inkluziv dhe konsultativ për sjelljen e rregullave për mbajtjen e sigurt të zgjedhjeve, pastaj me 8 korrik është mbajtur mbledhja konsultative e grupit punues të TKN-së lidhur me këtë temë dhe se këtë ditë Instituti për Shëndetin Publik ka dorëzuar versionin e parë punues të rekomandimeve të Komisionit Zgjedhor të Shtetit dhe Agjencisë për pengimin e korrupsionit si dhe të OJQ-ve të cilat merren me proceset zgjedhore, duke u bërë ftesë atyre që të japin komente dhe sugjerime gjë që OJQ-të e kanë bërë  menjëherë.

Siç theksohet, me 15 korrik është mbajtur mbledhja e zgjeruar e Kolegiumit të Kuvendit të Malit të Zi me qëllim që në hartimin e rekomandimeve të kyçen edhe përfaqësuesit e klubeve të deputetëve.

error: Të drejtat e rezervuara !!