“Mushkëritë e botës” po shkatërrohen, zjarre masive në pyjet e Amazonës!

0

Prej disa ditësh pyjet e Amazonës i kanë kapluar vatra të mëdha zjarri, duke bërë që ngjarja dhe dëmet të marrin përmasa serioze.

Vatrat e zjarrit po përpijnë me ritme të frikshme pyjet e shiut në Amazonë, e sipas shkencëtarëve kjo fatkeqësi natyrore, do të na i vështirësojë ‘luftën’ ndaj ndryshimeve klimaterike.

E cilësuar si mushkëria e botës, pasi pyjet e shiut në Amazonë prodhojnë 20% të oksigjenit, shkrumbimi i tyre po krijon një nga katastrofat më të mëdha të njerëzimit, aq më tepër kur ngohja globale është kthyer në një problem tejet shqetësues vitet e fundit.

error: Të drejtat e rezervuara !!