Genci Nimanbegu letër Albin Kurtit

0

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe deputeti i koalicionit ”Shqiptarët e vendosur” (Forca-ASH-UDSH) Genci Nimanbegu, i ka dërguar letër kryetarti të Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit pas rezultatin dhe suksesin në zgjedhjet Parlamentare në Kosovë.

Nimanbegu beson se Qeveria e re e Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e Albin Kurtit si Kryeministër do të jetë një Qeveri me theks në fuqizimin e vlerave demokratike, ekonomisë dhe vendimtare për sfidat që i ka përpara shteti i Kosovës.

Për ne, shqiptarët në Mal të Zi, Kosova si shtet me dinjitet dhe i pranuar në botë, shtet demokratik, i progresit dhe sundimit të ligjit, do të jetë lehtësim i fuqishëm drejt realizimit të kërkesave tona kombëtare, njerëzore dhe qytetare.

Mbetem me shpresë së vazhimi, gjegjësisht avancimi i marrdhënieve të Kosovës me shqiptarët e Malit të Zi do të sjellë realizimin sa më shpejt të nevojshëm dhe dëshirave tona, shruan mes tjerash në letrën e Nimanbegut dërguar Kurtit./Malësia.ME/

Fotografia e Albin Kurti
error: Të drejtat e rezervuara !!