Zyrtare: Ajeti kalon në Serie A

0

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe ish lojtar i Baselit , ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Serie A, Frosinone, shkruajnë mediat në Itali.

Eksperti i transferimeve në Serie A, Gianluca di Marzio, raporton se Ajeti, nesër do t’i kryej testet mjekësore te Frosinone, duke mos zbuluar detaje të tjera rreth kontratës, por e sigurt është, se 22 vjeçari do të vazhdojë karrierën në Serie A.

Ajeti ka qenë pa skuadër që nga koha e përfundimit të kontratës me Baselin në Zvicër, ndërsa me Shqipërinë do të jetë në Euro 2016, që mbahet në Francë.

error: Të drejtat e rezervuara !!