Filloi ndërtimi i fazës së parë të bulevardit Tuz – Podgoricë

0

Punimet në ndërtimin e bulevardit Tuz- Podgoricë edhe zyrtarisht filluan sot.

Ndërtimi i fazës së parë të bulevardit ka filluar nga Tregu i bagëtive deri tek Ura e Zharnicës në Cem me gjatësi prej 1.6 kilometrash dhe vlerë 2.2 milion euro, afati i përfundimit të punimeve është 6 muaj.

Bulevardi do të jetë moderne me katër korsi, me hapësir të madhe mes korsive dhe ndriçim modern. Poashtu është e paraparë ndërtimi i trotoarëve dhe korsisë për biçikleta përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës nga Tuzi në Podgoricë.

Në palanin e Drejtorisë së Trafikut për vitin e ardhshëm 2020 sigurisht që do të përfishihet ndërtimi i pjesës së dytë të bulevardit, 2.6 kilometra e gjatë deri te rrethrrotullimi, tha Drejtori i drejtorisë së Trafikut, Savo Paraça.

Ndërsa nga Komuna e Tuzit njoftuan se gjatë javës së ardhshme, Komuna e Tuzit do të shpall tenderin për hartimin e projektit kryesor të Bulevardit nga Ura e Zharnicës në Cem deri te kthesa për Shipçanik, për të cilën fondet janë siguruar nga Buxheti i Komunës së Tuzi.

Në hapje të punimeve morën pjesë Kryebashkiaku i Podgoricës Ivan Vukoviq, Kryetari i Kuvendit të Tuzit Fadil Kajoshaj, nënkryetarët e Komunës së Tuzi Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq si dhe zyrtarë të tjerë. /Malësia.ME/

Fotografia e Nikollë Camaj
error: Të drejtat e rezervuara !!