Shqipëria do të hapë Konsullatën e Përgjithshme në Ulqin

0

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Gent Cakaj përmes një shkrimi në Facebook.

“Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi”.

“Ne do të vazhdojmë punën përmbajtësore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike”.

Njoftimi i Gent Cakaj:

Një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët 🤩🇦🇱…

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin 🇦🇱🙏! Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi!

Ne do të vazhdojmë punën përmbajtësore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike 👊🇦🇱!

#BASHKË

error: Të drejtat e rezervuara !!