Facebook shton ikona të reja

0

Facebook ka përmirësuar opsionet e saj dhe që nga sot të gjithë mund t’i shihni dhe përdorni.

Veç butonit “pëlqej” Facebook ka shtuar edhe opsione të tjera, që shprehin një sërë emocionesh nëpërmjet ikonave të ndryshme.

Tani do të jenë në dispozicion për të gjithë përdoruesit ikonat e reja: Dashuri , Haha , Wow , i pikëlluar dhe i zemëruar.Për t’i përdorur ato mjafton të shkoni tek butoni “pëlqej” (mos klikoni aty direkt) dhe do të shfaqen ikonat e reja.

Kjo veçori e re ofrohet si për aplikacionin Facebook në desktop ashtu edhe për atë në telefon.

error: Të drejtat e rezervuara !!