Apple lançon App Store për Malin e Zi dhe Kosovën

0

Apple App Store do të ofrohet specifikisht për 20 vende të reja gjatë këtij viti bëri të ditur kompania.

Kosova dhe Mali i Zi do të kenë App Store e tyre gjatë këtij viti.

Zhvilluesit në 20 vende të reja të botës do të mund të ngarkojnë aplikacionet e tyre në dyqanin Apple App Store. Lajmin e dha përmes portalit të zhvilluesve megjithatë ende nuk dihet se kur do të mbërrijë saktësisht për rajonet e reja.

Apple kërkoi prej zhvilluesve të kyçen në llogaritë e tyre dhe të pranojë marrëveshjen e re të licencimit që aplikacionet e tyre të bëhen të aksesueshme në rajonet e reja kur të vijë momenti.

Në lajmërimin e Apple thuhet se zhvilluesit duhet të përditësojnë informacionin deri më 10 Prill duke lënë të kuptohet se nga ajo datë mund të fillojë lançimi i App Store për rajonet e reja.

Kjo e dërgon numrin e vendeve në 155 ku App Store është i disponueshëm.

error: Të drejtat e rezervuara !!