BE-ja hap negociatat për antarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë V.

0

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje politike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bën të ditur Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Me gjithë zemër uroj të dy vendet. Ky është një mesazh i qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shprehet ai.

Vendimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët kanë diskutuar këtë çështje gjatë një video konferencë. Komisioni Evropian kërkoi hapjen e negociatave duke argumentuar se, si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë reforma dhe janë gati për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

error: Të drejtat e rezervuara !!