Vuçiq priti në një takim sopranon shqiptare Inva Mula (Video)

0

Kryeminsitri i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka pritur sot në një takim sopranon shqiptare me famë botërore, Inva Mula.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter, kreu i ekzekutivit serb tha se biseda mes tij dhe sopranos ishte orientuar drejt rritjes së bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sopranoja shqiptare me famë botërore do të performojë më datë 25 Maj në Teatrin Kombëtar të Serbisë.

Ajo do të luajë një prej roleve të operas La Boheme të kompozitorit italian, Xhakomo Puçini, në bashkëpunim me dirigjentin Dejan Saviç. Performanca e Inva Mulës vjen në sajë të një protokolli bashkëpunimi midis Teatrit Kombëtar serb dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

error: Të drejtat e rezervuara !!