Kriporja e Ulqinit shpallet park natyror

0

Kriporja e Ulqinit, në seancën e sotme të kuvendit komunal të Ulqinit, u shpall park natyror.

Në vitin 2017, Qeveria miratoi dokumentin që përcaktonte se nuk do të ketë ndërtime në zonën e Kriporës dhe të bëhet sanimi dhe modernizimi i fabrikës për prodhimin e kripës.

Kjo ishte një ndër kërkesat e koalicioni ”Shqiptarët e Vendosur” Forca-UDSH-ASH në marrëveshjen e nënshkruar parazgjedhore për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, të cilët kërkuan që kriporja e Ulqin, të shpallet Zonë e Mbrojtur natyrore dhe të shpallet Park natyror në bazë të legjislacionit të Malit të Zi.  /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!