NEW YORKUT, QYTETIT MË TË MADH SHQIPTAR NË DIASPORË QË NUK FLINTE KURRË KËTO DITË PO I DEL GJUMI NGA KORONAVIRUSI

0

Gjekë Gjonlekaj/New York

Javën e kaluar pas pak më shumë se 100-ditësh në qytezën Bronxville mora trenin Metro North të Westchesterit  për të vizituar disa pjesë të  Manhattanit. Papa Gjon Pali i Dytë në tetor të vitit 1995 kishte vizituar Shtetet e Baskuara dhe me ftesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ati i Shejtë  kishte mbajtur  fjalimin kryesor në OKB  me rastin e 50-vjetorit të thelimit të kësaj Organizate. Në përfundim të vizitës Shejtëria e Tij kishte thënë se qyteti New York ka arritur kulmin e qytetërimit (New York has reached the peak of civiliation). Javën e kaluar pas 100 ditësh mbylljeje të detyruar mora trenin Metro North të Westchesterit  për në Grand Central Station që është destinacioni i fundit i kësaj lidhje hekurudhore. Në tren prej 8 vagonash ku mund të uleshin 500 udhetarë nuk ishin më shumë se 20 veta. Ky numër i vogël mund të vihej re edhe në platformën e stacionit. Grand Central është njëri prej stacioneve më të bukra të botës. Ky stacion gjëndet ne zemër të Manhatanit. Është i njohur për kubenë e lartë shumë artistike. Kjo mrekulli e artit dhe arkitekturës është ruajtur fal  vendosmerisë së Jackline Onasis Kennedy, përndryshe tregëtarët  do ta rrënonin për të ndërtuar aty hotele. Numri i vogël i qytetarëve  ishte diçka e re që nuk e kisha parë kurrë më parë. Në këtë qëndër të mrekullueshme  nuk shihej askush vetëm roja e sigurimit të  zakonshëm. Këtë bukuri njerëzore e kishte mbuluar një heshtje trishtuese. Nuk qëndrova shumë dhe dola për të parë qëndrat e tjera të Manhattanit. Shkova për të parë Organizatën e Kombeve të Bashkuara pasi që është shumë afër. Edhe atje mbëretëronte një heshtje dhe nuk shihej gjë tjetër vetëm shtizat pa flamujët e kombeve.  Përveç rojeve në hyrjen kryesore nuk shihej njeri aty pranë. Në anën tjetër të Pallatit të OKB-ës në Lumin e Lindjes(East River) mund te shihej vetëm ndonjë anije e vogël. Shqiptaro-amerikanët e nderojnë këtë Organizatë, sepse Shqipëria është anëtare e kësaj Organizate për pothuajse  65 vjet. Për më shumë se 4 dekada atje kishte valvitur flamuri  shqiptar, por mbi kokat e shqiponjës dykrenare qëndronte ylli komunist dhe shqiptarët antikomunistë e urrenin këtë yll bile edhe Organizatën e fajsonin për këtë çështje. Delegacionet shqiptare komuniste të Shqipërisë vinin për çdo vit në fund të shtatorit për të marë pjesë në sesionet e rregullta të kësaj Organizate. Në fillim të viteve 60′ kishte ardhur Mehmet Shehu ndërsa në tetor të vitit 1990 kishte udhëtuar për këtë sesion Ramiz Alia. Vizita e tyre ishin shënuar me demonstra dhe protesta, ndërsa vizita e Mehmet Shehut kishte kaluar pak më mirë nga ana e shqipëtarëve për shkak të protestave greke kundër Shqipërisë. Shqiptarët të cilët kishin shkuar para OKB-ës për të protestuar kundër Mehmet Shehut kishin gjetur atje demonstruesit grekë duke kërkuar bohoritur thirrjet për Korçë e Gjirokastër. Duke dëgjuar këto thirrje shqptarët ishin tërbuar duke u vërsulur kundër grekëve. Kishin shpërthyer rrahje bile disa shqiptarë ishin përgjakur nga të rënat e policisë amerikane. Fotografitë e shqiptarëve të përgjakur ishin botuar në disa gazeta dhe revista, edhe ne revistën e njohur amerkane “LIFE”. Edhe vizita e Ramiz Alisë ishte pritur me demonstrate të mëdha të shqiptarëve antikomunistë para OKB-ës. Delegacionet komuniste të Shqipërisë në New York bënin politikë e propagandë. Shqiptarët nga ish Jugosllavia nuk e shikonin me sy të keq Misionin e Shqipërisë në OKB, nga se ata nuk kishin pësuar nga regjimi stalinist i atij vendi. Në vitet 70’ disa malësorë kishin filluar lidhjet me zyrtarët e Misionit të Shqipërisë në OKB. Të tillë ishin edhe shqiptaro-amerkanët e Bostonit të para Luftës së Dytë Botërore. Kjo Oganizatë Botërore është e veçantë për shqiptarët, sidomos për  Kosovën. Në Parkun e madh Dag Hamarskjöld Plaza pranë OKB-ës shqiptarët kanë bërë  shumë demonstrata për lirinë e Kosovës. Aty pranë hyrjes kryesore të OKB-ës shqptarët e Amerikës kishin qëndruar javë të tëra në mars të vitit 1989, në kohën kur Jugosllavia kishte hequr autonominë Kosovës. Në këtë pallat gjigant ishin mbrojtur të drejtat e shqiptarëve para dhe gjatë Luftës së Kosovës. Personalisht kisha ruajtur kujtime të mira qysh në kohën kur kisha vepruar atje si korrespondent i Zerit të Amerikës. Aty e kisha takuar për herë të parë  Nënën Tereze dhe shumë personalitete shqipëtare dhe ndërkombëtare. Javën e kaluar në shikimin e parë fitova përshtypjen se kjo Organizatë Supërhumane  ishte braktisur. Nuk u ndjeva aspak mirë kur mu kujtuan periudhat e ndryshme të çështjes shqiptare në këtë kënd të bukur të këtij qyteti që Familja Rockefeller ia kishte falur kësaj Organizate.  Pastaj kalova afër rrugës ku kishte punuar fotografi gjenial shqiptar Gjon Mili dhe më vonë aktori i mirënjohur shqiptar Stan Dragoti dhe aty afër vepron fotografi shumë i njohur shqipar Fadil Berisha, përndrushe atdhetar shumë i nderuar. Në këtë zonë të qytetit vepronte para tri dekadash edhe fotografi i njohur amerikano-shqiptar Richard Çekani kushëriri i parë nga nëna i Gjon Milit. Në fund të viteve 80′ zotni Çekanin e kisha vizituar në stududion e tij. Richard Çekani ruante në studio një pjesë të madhe të krijimtarisë artistike të Gjon Milit, bile edhe një pikturë që Pablo Picasso të cilën ia kishte dhuruar fotografit gjenial shqiptar Gjon Milit. Manhattani që disa e quajnë QËNDRA E UNIVERSIT  është qyteti më karakteristik në botë. Është karakteristik sepse këtu jetojnë e veprojnë të gjitha kombet dhe grupet etnike të botës. Në New York fliten më shumë se 1000 (një mijë) gjuhë të huaja, natyrisht se ato nuk janë gjuhë të rëndësishme por fliten në familje dhe në komunitetet e ndryshme etnike. Për një gjysmë shekulli qysh se jetoj në Shtetet e Bashkuara për më shumë se 44 vjet jetoj në New York, fillimisht në Brooklyn, pastaj në Queens, në Bronx dhe në Westchester. Por për ato vjet që punova në Manhattan në ndërtesën e qeverisë federale Federal Plaza mësova shumë për Manhattanin. Pas orëve të punës isha kurioz për të vizituar qëndrat kulturore historike dhe artistike të New Yorkut. Ky qytet ka më shumë muze artistikë dhe kulturorë se asnjë qytet tjetër në botë. Manhattanin e vizitojnë pothuajse 50 milionë turistë në vit. New Yorku ka dhjetëra muze artit dhe qindra galeri. New Yorku ka 27.000(njëzet e shtatë mijë) restaurante, ku shquhen edhe ato shqiptaro-amerikanet. Qëndra  e famshme Rockefeller e  Manhattanit ku para 31 vjetësh kisha kaluar orë të rëra me Ibrahim Rugovën dhe Ëngjell Sedaj, atë ditë dukej e ngrirë dhe nuk shihej asnjë lëvizje përveç valvitjes së flamujëve të të gjitha kombeve të botës, ku mund vihej re edhe flamuri shqiptar. Në anën tjetër të Avenues 5 ku gjëndet Qëndra Rockefeller, shkova për të parë atmosferën në Katedralen Shën Patriku e cila është gjithmonë e hapur për vizitorë dhe për lutje, por atë pas dite ishte e mbyllur. Isha kurioz për të parë brenda Katedrales shtatoren e Nënës Tereze e cila ishte vendosur atje në gusht të vitit 2016 me rastin e shejtërmit të saj. Aty janë ekspozuar shumë relike të Shejtëreshës sonë. Kadedralja Shën Patrik ka një rëndësi historike për popullin shqiptar, sepse të gjithë kardinalët e kësaj katedrale qysh Kardinalit Cook e deri sot ishin treguar të kujdesshëm për shiptarët.  Shqiptarët e Amerikës kishin thënë meshën e parë në atë katedraje në nëntor të vitit 1969. Atë ceremoni e kishin drejtuar Kardinali Cook dhe Mons. Zef Oroshi dhe pas meshës shqiptarët kishin organizuar një paradë shqiptare në 5-Avenue. Të gjitha këto aktivitete ishin bërë me rastin e 50-vjetorit të gazetës “Dielli”. Një avenue më largë në Hotelin Waldorf Astoria që është hoteli më i njohur në  Amerikë shqiptarët kshin organizuar seminarian kushtuar 100-vjetorit të lindjes së At. Gergj Fishtës. Në rrugë e sipër për në Plaza Hotel ku kishin qëndruar Ismail dhe Helena Kadare gjatë vizitave në New York pas rënjes së diktaturës në Shqipëri,kalova pranë Kullës Trump, ku qëndronin forca të mëdha sigurimi. Plaza Hotel që në vitin 1998 ishte pronë e Presidentit Trump dhe dukej si një pallat mbretëror. Atëherë dhe më vonë përpara atij hoteli kalonin limuzina luksoze, pastaj kuaj e karroca të kohës antike dhe rojet e hotelit në uniforma më të ndryshme. Një rrugë më largë nga ai hotel është parku kryesor i qytetit ku dilnin për të shetitur Ismaili dhe Helena. Ato ditë  Ismail Kadare i kishte dhënë një intervistë të gjatë gazetës “Thë New York Times”, bile i kishte thënë kësaj gazete se gjatë qëndrimit në New York kishte energji të jashtzakonshme për të shkruar.  Thonë se New Yorku ka lindshmerinë më të madhe në botë, pavarësisht se temperaturat e New Yorkut mund të ndryshojnë 17 herë në ditë. Këto ndryshime I kishte vënë re shkrimtari i madh Mark Twain.  Por javën e kaluar ky hotel i mrekullueshëm dukej si një burg ose pallat i braktisur pas tërmetit. Një situatë e tillë ishte edhe në Lincoln Center ku disa muaj më parë shkëlqente  sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho. Pasi vizitova këto qëndra që lidhen me kulturën shqiptare shkova në Radio City Music Hall, por edhe kjo qëndër e madhe qëndronte mbyllur. Pastaj  shkova për të vizituar lokalin shumë të përmendur ” Russian Tea Room”  pronë e Familjes Biberaj. Edhe ky lokal klasik ishte i mbyllur. Nuk u ndjeva mirë sepse këtu në të kaluarën ishin zhvilluar shumë aktivitete të rëndësishme me pjesëmarrjen e autoriteve më të larta politike, dhe kulturore nga atdheu dhe vendi ku jetojmë. Në New York kishin jetuar Fan S. Noli, Faik Konica,Mithat Frashëri,Abaz Kupi,Kolë Bibë Miraka dhe shumë personalitetet shqiptare. Këtu pushojnë në përjetësi 3 vëllazërit Bytyçi. Para më shumë se një shekulli Dom.Ndre Mjeda i kishte kushtuar një poemë Amerikës,George Washingtonit dhe New Yorkut ku i përmend edhe shqiptarët si pjesë përbërse e ketij qyteti. Dom.Ndre Mjeda ishte adhurues i madh i Shteteve të Bashkuara. Kështu kishte vepruar edhe Martin Camaj i cili shkroi një poezi të mrekullueshme për New Yorkun. Në atë poezi Martin Camaj I krahasonte rrokaqiejtë e New Yorkut me rrokaqiejtë me shkëmbijet e Bjeshkëve të Nëmuna. Dhe javën e kaluar  ndërsa po kalonja nëpër rrugët dhe bulevardet e shkretëruara të Manhatanit mu kujtuan vargjet e Martin Camaj. Thonë se Martini ishte arratisur nga Shqipëria nëpër Bjeshkët e Nëmuna. Rrokaqiejtë (kullat) e Manhattanit qëndronin lartë por të ngrirë ashtu si shkëmbijet trishtuese të bjeshkëve gjithëmonë të mbuluara me borë që në rininë time i kisha parë çdo ditë nga vëndlindja ime. Martin Camaj ishte ftuar në atë kohë  nga Vatra për të marrë pjesë në  100-vjetorin e “Diellit” dhe më vonë në vitin 1985 e  kisha shoqëruar disa herë në vizitat e Manhatanit. Në këtë qytet kishte dhënë kontribut të rëndësishëm kulturor edhe  Arshi Pipa. Në Universitetin Columbia kishin dhënë mësim shqiptaro-amerikanët Stavro Skendi dhe Nelo Drizari dhe para pothuajse 40 vjetësh në atë universiteet ishte doktoruar Elez Biberaj. Në  Manhattan veprojnë shumë biznismen të suksesshëm pronarë pronash të patunshme(real estate), ku shquhet Hasan Biberaj tani filantropist i njohur. Familja Biberaj ka dhënë kontribut të madh për arsimimin e shqiptarëve nga trojet arbërore  në Shtetet e Bashkuara. Në Broadway të Manhattanit kishin  vepruar vëllazëririt Belushi. Në këtë qytet veprojnë shumë aktivist pronarë restaurantesh të shkëlqyeshme ku ishin pritur me nderime personaliete të larta politike dhe kulturore të Amerikës dhe Shqipërisë e Kosovës. Të tillë ishin  vëllazërit Bytyçi,vëllazërit Vulaj, vëllazërit Selimaj, Balidemaj dhe të tjerë. Ata shtruan dhjetëra dreka dhe darka luksoze për elitën politike dhe kulturore amerikane dhe shqiptare. Në Manhattan kishin hapur ekspozita artistike Gjon Mili,Ibrahim Kodra, Lin Delia dhe Gjelosh Gjokaj. Në hotelet më të njohura të Manhattanit ishin pritur me nderimet më të larta Presidenti Bill Clinton, pastaj shumë senatorë e kongresmenë, sekretarët amerikanë të Shtetit Jamës Baker dhe Madeline Albright, ku bënte pjesë edhe kryeministri britanik Tony Blair. Për ato pritje madheshtore një meritë  e madhe i takon Avni Mustafaj. Në  Manhattan në World Trade Center me 11 shtator 2001 kishin humbur jetën tragjikisht tre malësorët shqiptarë: Rrok Camaj , Mon Gjonbalaj  dhe Simon Dedvukaj.  Manhattan është emërtim indian. Ata ishin banorët e parë të këtij gadishulli themelet e të cilit janë mbi shkëmbije që  nuk janë lëkundur kurrë nga tërmetet dhe për këtë në Manhattan janë ngritur kulla të larta bile edhe 100 katesh. Anglosanksonët kishin ushtruar dhunë të madhe kundër indianëve autoktonë. Me 24 maj të vitit 1626 indianët ua kishin shitur Manhattanin holandezëve për 25 dollarë. Tash një gjysmë shekulli  New  Yorku është goditur disa herë nga stuhitë natyrore pastaj  nga sulmet terroriste që kishin filluar në vitin 1995. Në mesin  e marsit të këtij viti ky shtet dhe ky qytet legjendar u goditën tmerrsisht nga pandemia COVID-19. New Yorku për pothuajse tre muaj ishte epiqëndra botërore e koronavirusit. Gjatë këtyre 100 ditëve humbën jetën më shumë se 31.000 veta dhe pësuan infektime më shumë se 300.000 të tjerë.  Për disa ditë me rallë në New York kishin humbur jetën deri më 800 veta në ditë. Ato ditë New Yorku ishte  qëndra e dhimbjes njerëzore. Kudo vdekje, kudo funerale dhe varre. Bile për një periudhë kohe nuk kishte funerale as varrime normale dhe për shkak të numrit të madh u detyruan t’i hedhin në gropa masive, ashtu siç kishin vepruar në luftërat e mëdha. Kamionët shiheshin nëpër rrugë duke  transportuar arkivole nëpër funerale. Bile disa herë u gjetën grumbuj trupash të pa jetë nëpër kamionë. Dhimbje, vajtime, trishtime që nuk ishin parë asnjëherë qysh prej 11 shtatorit 2001. Në këtë katastrofë njerëzore humbën jetën shumë shqiptaro-amerikanë, bile u goditën rëndë nga ky virus edhe disa mjekë dhe motra medicinale shqiptaro-amerikane. Mjekët dhe infermierët shqiptarë bënë ato ditë vepra heroike dhe humaniste.  Ata nuk kishin munguar në punë asnjë orë. Këtu bëjnë pjesë edhe shqiptaro-amerikanët që punojnë nëpër zyrat e qytetit dhe të shtetit të New Yorkut, ku bëjnë pjesë policia shqiptare, mesuesit, zjarrëfiksit dhe punëtorët e tjerë të seksonit privat. Shqiptaro-amerkanët dhanë  kontribute të shkëqyeshme për shpëtimin e këtj vëndi. Shqiptarë e ardhur kohët e fundit në Amerikë kaluan ditë të vështira nga smundja dhe varfëria.
 Malësorët shqiptarë të Amerikës ishin ato ditë dyfish të mërzitur sepse vendlindja e tyre Malësia në Mal të Zi ishte goditur rëndë nga kjo pandemi. 
Pas Tiranës dhe Prishtinës New Yorku është qyteti më i madh shqiptar, që veprojnë këtu për më shumë se një shekull. Deri vonë ishte Bostoni qyteti kryesor i shqiptarëve të Amerikës, por pas Lyftës së Dytë Botërore vendin e parë e zuri  New Yorku. Në këtë qytet këto dekadat e fundit janë mbajtur shumë konferenca shkencore dhe politike për çështjen shqiptare. Këto simpoziume janë zhvilluar në universsitetet më të njohura të këtij qyteti. Pastaj janë dhënë shumë koncerte e takime letrare dhe ekspozita artistike dhe aktivitete të tjera, shumica e e tyre janë nga mërgata shqiptare  pas rënjes së diktaturës në Shqipëri dhe lirisë në Kosvovë.  Në Manhattan janë shfaqur filma  dhe koncerte ku kanë shkëlqyer sopranot dhe tenorët më të mirë shqiptarë. Shqiptarët  e New Yorkut kanë luajtur rol me rëndësi për lirinë e Kosovës. Bronxi dhe Manhattan tani ishin qëndrat kryesore për financimin dhe vajtjen e shqiptarëve në Luftën e Kosovës për liri. Në Manhattan vepron politikani i mirënjohur amerikano- shqiptar anëtar i Këshillit  të Qytetit New York, Mark Gjonaj. Perspektiva politike e Mark Gjonaj është e madhe, nga ana tjetër ky burrë i fisit tonë është besnik i çështjes shqiptare. Në Manhattan kishin vepruar vëllazërir Joe dhe Bill Kovach të dy editorë të përmendur të gazetës “Thë New York Timës” dhe “Daily News”. Në Manhattan kishte vepruar për disa dekada avokati Bardhyl Tirana përndryshe mik i madh i Familjes Kennedy dhe i Presidentit Jimmy Carter. Jimmy Carter i kishte besuar funksione të larta në Administatën e tij. Ai kishte qënë Ministër i Sigurimit të Brëndshëm i Shteteve të Bashkuara në rast të një lufte bërthamore që në mesin  e viteve 80” kjo çështje ishte temë e përditshme në politikën amerikane, bile “The New York Timës” në atë kohë shkruante: “Sigurimi amerikan në duart e një shqiptari”.  
Kjo smundje barbare e  goditi keq New Yorkun, duke rrënuar ekonominë, kulturën, artin dhe sportet. Këtë pandemi katastrofike e dërgoi djalli I mallkuar për  të shkatrruar ardhmerinë njerëzore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të mjekësisë dhe shkencës ky përbindësh që nuk mund të shihet me sy,  po vret mijëra njerëz në ditë. Një gjëndje e tillë është parë vetëm 100 vjet më parë nga gripi spanjoll.
Në Malësinë tonë thonë: “Mos mbetësh me kaq”. Në fillim të këtij muaji disa policë, banditë e kriminelë vranë babarisht një afrikano-amerikan dhe kjo vrasje makabre shqetësoi shpirtërisht qytetarinë amerikane. Vrasja e George Floydit shkaktoi demonstratat dhe protestat më të mëdha në historinë e këtij vendi. Shumica e demonstratave ishin paqësore por aty këtu  dhuna shkaktoi disa dëme materiale. Atë ditë vura re shumë dritare të mbuluara me drrasa nga disa demonstuesë që kishin thyer dritaret e shumë dyqaneve në qytet. Disa ekspertë thonë se këto dëme ishin shkaktuar nga disa racistë ekstremë të racës së bardhë për të njollosur lëvizjen e afrikano-amerianëve për drejtësi. Më shumë se 65 për qind e demonstrusëve ishin të bardhë. Ky është një revolucion i vërtëtë për drejtësi e barazi që më në fund do të fitojë. Qëndresa, heroizmi dhe humanizmi u tregua gjatë pandemisë ashtu siç po tregohet edhe gjatë protestave për drejtësi e barazi. Ky një revolucion i vërtetë  për liri e drejtësi  siç duket do të vazhdojë deri atëherë kur të realizohen qëllimet e tyre legjitime.Qytetarët amerikan u treguan të ndershëm gjatë demonstratave dhe gjatë pandemisë. Mjekët, motrat medicinale dhe shërbëtorët e tjerë ishin heronjë dhe heroina dhe veprimtaria e tyre ishte supërhumane. Këta heronjë dhe heroina nesër do te jenë pjesë e historisë më të dhimbshme dhe më të shkëlqyeshme të këtij vendi. Governatori Andrew Cuomo dhe Kryebashkiaku Bill de Blasio do të kujtohen si gjeneneralët kryesor në këtë katastrofë shëndetësore dhe rrëmujë qytetare.  Këto ditë New Yorku filloi të zgjohet nga gjumi tepër i gjatë dhe i rëndë. Para pothuajse një gjysmë shekulli artisti shqiptar Stan Dragoti e kishte zgjuar nga gjumi këtë qytet me vargjet e tij epike dhe biblike “I LOVE NEW YORK”( UNë E DUA  NEW YORKU). Këto vargje e kishin zgjuar nga gjumi këtë qytet para 45 vjetësh dhe qysh atëherë sot kjo thirrje e shejtë  u pa dhe u dëgjua çdo ditë në radio-televizionet amerikae dhe botërore. Luani- New York po zgjohet nga gjumi . Zoti e bekoftë Amerikën! (May God bless America)

error: Të drejtat e rezervuara !!