Gjukanoviq telegram ngushëllimi Kryeministrit të Kosovës

0

Kryeministri i Malit të Zi. Millo Gjukanoviq në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij ka dërguar një telegram duke shprehur ngushëllimet më të thella Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafës për vdekjen e tre shtetasve të Kosovës në sulmin në Mynih.

Gjatë sulmit të armatosur ditën e pëmte në qendren tregtare në Mynih të Gjermanisë,kanë mbetur të vrarë tre shqiptarë nga Kosova.Gjatë këti sulmi të vrarë mbetën 9 persona, kryesishtë të rinjë dhe 27 u plagosën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dielën e shaplli dite zije në nder të tre shqiptarëve të vrarë në sulmin e Mynihut.Në njoftimin e Zyrës së Presidentit thuhet se dita e zisë shpallet edhe në solidarizim me popullin gjerman dhe se me vendim te kreut te shtetit, flamujt do te ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!