Përkujtohet 1-vjetori i vdekjes së akademikut dhe piktorit Gjelosh Gjokaj

0

Përkujtohet 1-vjetori i vdekjes së akademikut dhe piktorit të njohur shqiptar nga Malësia, Gjelosh Gjokaj, në QIK Malësia, Tuz.

Të pranishëm ishin akademikë nga Kosova dhe Shqipëria, Kryetari i Kuvendit të Podgoricës dhe Kretari i Komunës së Tuzit, përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Kosovës, etj.

Disa nga të ftuarit kujtuan veprën dhe aktivitetin e Gjelosh Gjokajt, ndërkohë që fillimisht u shfaq një pjesë nga filmi dokumentar kushtuar piktorit dhe në ambientet e jashtme të ftuarit mund të shihnin të ekspozuara disa nga pikturat e tij.

Fotografia e Ambasada Shqiptare në Mal të Zi