Dukaj: Nga viti 2015, tre automjete për transportin e nxënësëve të Malësisë

0

Të nderuar qytetarë,

Që nga emrimi im në Drejtorinë e arsimit, jam munduar që përmes angazhimeve të kontribuoj, në mënyra të ndryshme ngritjen e arsimit shqip në Mal të Zi.

Përveç tjerash, një nga sfidat tona ka qenë dhe mbetet sigurimi i trasportit për nxënsit e trevave rurale të Malësisë, aty ky trasporti publik nuk funksionon!

Të gjithë jemi dëshmitarë se baballarët tonë kanë udhëtuar në këmbë me dhjetra kilometra, për të ndjekur shkollën. Shumë nga ata e kanë ndërpre shkollimin për shkak që nuk kanë pasur mundësi e kushte bazë.
Raste të radha kemi edhe në ditët e sotme. Kjo ka qenë edhe shtysë kryesore që të angazhohem maksimalisht që ky problem të zgjidhet.

Me kënqësi të veçantë mund të pohoj, që në ditën e sotme, nga maji i vitit 2015 për trevën e Malësisë janë siguruar tri automjete trasportit për fshatrat e Cemit, Trieshi, Mali Karakrriqit, Omerbozhajt , Dinosha etj., si dhe fshatrat e Grudës:Priftën, Pikalë, Llofk, Kshveva, etj.

Dy automjetet e para, i kemi siguruar dhe vazhdojmë t’i financojmë ne, pra Drejtoria për arsim, gjegjësisht, Ministria e arsimit.
Kurse automjetin që po e përurojmë sot është donacion nga diapsora e Grudës, me vlerë prej 8.250,00eu.
Sa u takon shpenzimeve për vozitës dhe për mirëmbajtje do t’i sigurojmë ne.

Unë me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan realizimin e këtye projekteve.

Sidomos për këtë që përurojmë sot, në mënyrë të veçantë dhe përzemërsisht falënderoj diasporën tonë, që edhe me këtë vepër e dëshmuan se çdo herë do t’i mbesin besnik trevave të veta!

Në fund dua që me kënaqësi të konstatoj, se pothuajse për të gjithë nxënësit e zonave tona rurale, që ndjekin mësimin në shkollat e Malësië, u është siguruar trasporti falas!

Me respekt,
Marash Dukaj

Fotografia e Marash Dukaj

Fotografia e Marash Dukaj

Fotografia e Marash Dukaj

Fotografia e Marash Dukaj

Fotografia e Marash Dukaj

error: Të drejtat e rezervuara !!