Aksioni policor “Fluturimi i Shqiponjës”, Mali Zi humbet çështjen gjygjësore në Strazbur

0

Mali i Zi ka humbur çështjen gjygjësore në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për tortura në rastin  “Fluturimi i Shqiponjës”.

Në aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, gjatë bastisjes së shtëpisë së familjes Sinishtaj, pesë anëtarë të Njësisë Speciale anti-terroriste janë akuzuar për shpërdorim të kompetencave dhe babait të dy vëllezërve të dyshuar për terrorizëm Pjeter Sinishtaj, i kanë shkaktuar dëmtime fizike.

Sinishtaj, babai i dy vëllezërve të akuzuar për terrorizëm, vdiq pak kohë më vonë si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Të gjithë të akuzuarit për terrorizëm, të cilët ishin arrestuar në aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, në vitin 2006 u shpallen fajtorë dhe u dënua me burgim nga dy vite e gjysëm deri në gjashtë vite e gjysëm gjegjësisht me gjithsej 51 vjet burg.

Vendimi nuk është përfundimtar, dhe afati i vlefshmërisë është tre muaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!