Presidenti Ilir Meta vizit në Rozhajë: Të ruajm gjuhën e bukur shqipe (Foto-Video)

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Ilir Meta zhvillon vizitë në Komunën e Rozhajës, ku sot mori pjesë si i Ftuar Nderi në veprimtarinë kulturore dhe letrare të përvitshme “Ora e Maleve 2018”.

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviq, Ministri i Infrastrukturës, Osman Nurkoviq, Kryetari i Kuvendit të Komunës Rozhajë, Amir Avdiq, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, kryetari LDSH Nikollë Camaj, deputeti Ervin Ibrahimoviq, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës Ridi Kurtezi dhe Skender Durmishaj, kryetarë të komunave nga Mali i Zi dhe Kosova, si dhe shumë bashkatdhetarë të Rozhajës e të zonave përreth.

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Meta vuri në dukje se këtë vit kombi shqiptar feston dy ngjarje të rëndësishme,  550-vjetorin e largimit në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut si dhe 110-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, si shenjë përbashkimi të shqiptarëve dhe lajtmotivi që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n.

“Alfabeti dhe gjuha e bukur shqipe janë elementi më i rëndësishëm përbashkues i shqiptarëve kudo në botë. Prandaj edhe këtu në Rozhajë, rëndësia më e madhe për të gjithë ne është ruajtja e gjuhës sonë të bukur shqipe. Edhe ky aktivitet  kulturor, i shërben këtij qëllimi.” – theksoi Presidenti Meta.

“550-vjetori i largimit për në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, është ngjarja që e ka simbolizuar këtë Vit Mbarëkombëtar te të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Gjergji ynë i madh e shtroi rrugën e kombit tonë drejt Perëndimit duke përcaktuar identitetin tonë europian, në gjirin e familjes së madhe europiane, aty ku Shqipëria dhe shqiptarët aspirojnë të anëtarësohen së shpejti me merita të plota.” – u shpreh Presidenti i Republikës.

“Shqiptarët në trojet e tyre në Mal të Zi, duhet të ndihen krenarë për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare shqiptare, sepse vendi i tyre është në piedestalin e historisë sonë.

Respektimi i pakicave kombëtare është një vlerë e shtuar për të gjithë ne. Bashkëjetesa dhe fqinjësia e korë ne mes të shqiptarëve e malazezëve, si në Shqipëri e Mal të Zi, ashtu edhe në Kosovë, është një udhërrëfyes i mirë për bashkëjetesën me pakicat e minoritetet kombëtare në të gjithë rajonin tonë.

Shqiptarët në Mal të Zi kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë shtet, veçanërisht për Pavarësinë e tij si dhe për proceset integruese të Malit të Zi, në familjen euro-atlantike.” – nënvizoi mes të tjerash Presidenti Meta.

Duke shtuar se është një kënaqësi e veçantë që nga ky takim tradiconal kulturor e letrar t’iu uroj banorëve të Rozhajës dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku janë,

Festën e Flamurit Kombëtar. Presidenti i Republikës me këtë rast vlerësoi organizatorin e palodhur të tubimit, mësuesin e intelektualin Ali Daci me Titullin “Naim Frashëri” me movacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe, gazetar, shkrimtar e veprimtar i spikatur, si dhe për organizimin e veprimtarive kulturore në Rrozhajë, duke ruajtur e lartësuar traditat, doket dhe zakonet më të mira shqiptare”.

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Radio televizija Rožaje

error: Të drejtat e rezervuara !!