Gegaj me familje kujdeset për kopshtin e pasur, pemishtet, bletët …

0

Politikani, ish deputeti i PDS-së në Parlamentin e Malit të Zi dhe ish-kryetari i Komunës së Tuzit, Nikollë Gegaj, është emër që lidhet me politikën dhe aktivitetet që ai kreu si deputet dhe anëtar aktiv i partisë në pushtet. Por, ajo që është më pak e njohur e nuk është një rast i shpeshtë përsa i përket profesionit është pasioni i ish-deputetit i cili kënaqet duke rregulluar oborrin e tij, duke u kujdesur për lulet, pemët, perimet dhe madje edhe një bletari që zotëron në afërsi të shtëpisë së tij në Sukruq, në Komunën e Tuzit.

Meqenëse nuk është e zakonshme që të dëgjosh se një politikan është i përfshirë me sukses në kopshtari, ekipi i portalit Standard vizitoi Nikollë Gegaj, i cili i priti dhe u tregoi se si ai shijon kopshtarinë me gruan e tij Maria dhe vajzën Monika. Ai tha se qetësin që ai ka në Sukuruq nuk do të ndryshonte për asgjë, sepse aty “ndjehet më së miri”.

78273692 2424307797832177 477079057364680704 n

Këtë herë nuk kishte bisedë për politikë, por portali Standard bisedoi me Nikollën për jetën dhe punën në fshat.

74487552 654729291727916 6766304844056625152 n

Në kopshtin në të cilën kujdesët me gruan dhe vajzën ka dhoje të ndryshme të pemëve dhe perimeve.

Kemi rreth 150 pemë të ndryshme, dhe disa prej tyre janë akoma plot fruta: shegë, ftua, mollë japoneze…Gjithashtu, të tre së bashku kultivojmë lule të ndryshme, në mesin e tyre janë pisha dekorative të vogla dhe të mëdha si dhe pemë të ndryshme dekorative. Jo larg shtëpisë kemi edhe një koshere bletësh, e cila është në vend të përshtatshëm për bletët, pikërisht sepse ato janë të rrethuara me pemë frutore.

78159214 556719018499109 8036715965024567296 n

Familja Gegaj ishte veçanërisht e kënaqur kur në vitin 2017 fituan vendin e dytë në përzgjedhjen për kopshtin më të bukur të Komunës së Podgoricës, duke pasur parasysh që konkurrenca ishte e fortë dhe kishin aplikuan shumë kandidatë.

76717469 2643524569042617 2114883798251339776 n

Gegaj thotë se gjelbërimin e do shumë dhe e kënaqë mirëmbajtja e kopshtit, por që e pranonë që për kujdesjen e luleve më së shumti e ndihmojnë bashkëshortja dhe vajza e tij. “Aty ka shumë punë për të bërë, por Maria dhe Monika më ndihmojnë shumë. Sepse lulet nuk duhet vetëm të ushqehen, por ka shumë edhe punë fizike. Por, gruaja ime është një adhuruese e madhe e luleve dhe kur bëhet fjalë për të, asgjë nuk është e vështirë. Ajo, më duket mua, do të ishte më e lumtur të kishte shtëpin afër disa qendrave të luleve dhe bimëve. Kur ajo shkon për të blerë lule humbet gjysmën e ditës, ”tha me buzëqeshje i zoti i shtëpisë Gegaj.

72410021 2657577907635461 8520180294433636352 n

Ai gjithashtu thekson se prodhojnë gjithçka që është e mundur nga kultura bujqësore, dhe se ata shpesh dhurojnë tepricën.

“Dimë të mbjellim më shumë sesa mund të konsumojmë, dhe në shumë raste kemi edhe të dhurojmë dhe një sasi të vogël e shesim”, thotë Nikolla.

Bashkëshortja e tij Maria tregon se si për shkak të bukurisë së kopshtit, fqinjët vijnë tek ata dhe pyesin “nëse mund të fotografojnë një projekt që të njëjtin ta transferojnë në kopshtin e tyre”.

“Burri im është tepër punëtor dhe i vëmendshëm. Ati i pëngon një copa e vogël letre që era i sjell në kopshtit tonë, kështu që ati nuk i vjenë turp ta bashkojë atë.

74877388 1008552826144924 5308642396047671296 n

Ndërtuam edhe një shtëpizë verore dhe kullë vëzhguese sepse kalojmë pothuajse gjithë pasditen jashtë ambienteve të brendshme të shtëpisë. Kur ne ndërtuam shtëpizën verore askush nuk e kishte në Malësi, ndërsa sot ka shumë. Ende edhe sot vijnë në shtëpinë tonë dhe e pyesin burrin tim nëse nuk është problem për të bërë një foto, që këtë projekt ta transferojnë, domethënë ta ndërtojnë në kopshtin e tyre.

Mbaj mend mirë se si lindi ideja për shtëpizën verore. Ne po udhëtonim me makinë për në Vjenë në verën e vitit 2010, dhe Nikolla ra në dashuri me një shtëpizë verore në krah të rrugës. Ne e ndalëm automjetin dhe fotografuam atë projekt, megjithëse duhet të them sinqerisht fshehurazi, sepse austriakët nuk u pëlqen që dikush tu sidhet rreth shtëpisë, rikujton Marija.

75614188 2444673089115553 6476705893755912192 n

Në fund të bisedës, Gegaj tha se ata kanë mundur të kenë një apartament në Podgoricë, por që ai kishte vendosur për shtëpin në Sukuruq sepse ishte i sigurt se qetësija që i ofron ky vend nuk do ta kishte askund.

75557558 796015527514287 8149104977009180672 n

“Këtu në Sukuruq ndihem më së miri. Është një hapësirë e hapur, e shkëlqyeshme për kënaqësi dhe veçanërisht për ne që kemi bërë dhe bëjmë punë të mbushura me stres dhe thyerje psikologjike. Kjo kërkon dhe dëshiron një kënd psikologjik për pushim. Dhe këtu mund ta gjesh, përfundon Gegaj.

76643701 471076076864775 4029484303598485504 n


error: Të drejtat e rezervuara !!