Prej nga fobia e Malit të Zi ndaj flamurit kombëtar?

0

Nga Esad GJONBALAJ

Fobia e aparatit shtetëror malazez e ka gjenezën në pushtimin e dhunshëm të tokave shqiptare  me ndihmën e Rusisë cariste. Tokat më pjellore që posedon sot Mali I Zi janë toka që para 100 e më shumë vitesh ishin plotësisht të banuara me shqiptarë autoktonë, historikisht dihet se përqendrimi i malazezve ka qenë në një territor të vogël dhe shkëmbor. . Mali i Zi në 30 vitet e fundit deklarativisht sëpaku është prononcuar se është shtet që ka pretendime ndaj kyçjes në qasjet dhe zhvillimet  boten demokratike, por në prapaskena dhe në kuzhinat e politikëbërjes së këtij bananashteti zihet dhe servohet në mënyrë tinëzare ajo urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve.

Mentaliteti primitiv i  sllavëve të Ballkanit në raport me shqiptarët vërehet edhe në kohët e sotme,  kur bota ka avancuar aq shumë drejtë pushtimit të horizonteve të paprekura të universit, ndërkaq malazezet iritohen nga simbolet kombëtare të shqiptarëve autoktonë.

Vallë si justifikohet që në një festë tradicionale të mbajtur në fshatin Ostros, komuna e Tivarit të arrestohet bashkëkombësi ynë  Irfan Domnori pa bërë asnjë krim, vetëm se në një vendbanim qindëpërqindë shqiptar dhe në një festë tradicionale shqiptare, dhe tubim me karakter jopolitikë paska valëvitur Flamurin Kombëtar Shqiptar. Dhënia e gjobës prej 300 eurosh dhe dëbimi nga Mali i Zi i bashkëkombësit tonë nga Shkodra në prag të Festes së Flamurit ngreh shumë tema e dilema se vallë se si të ndihen shqiptarët autoktonë në Malin e Zi sot. Qytetarë të barabartë jo, të diskriminuar po, apo ta cilësojnë këtë shtet si shtet okupator ngas sjelljet dhe veprimet e autoriteteve malazeze të shpiejnë  në konkluzionin e fundit. Nuk është ky rasti i vetëm ngase kohë më parë gjykatat malazeze kanë dënuar me dënime të njëjta edhe shqiptarë autoktonë nga Mali i Zi.

Barrë  të madhe të përgjegjësisë mbi gjendjen dhe pozitën aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi mbajnë edhe partitë e shumta politike shqiptare ngase mosefikasiteti dhe përçarjet e tyre kanë krijuar presedane të llojit të vet  siç është rasti i Ulqinit me 80% shqiptarë e pushtetit i prinë partia e DPS, e Gjukanoviqit.

Veprimet autoritare të shtetit malazez të ditëve të fundit  kanë shkaktuar indinjatë të thellë dhe zemërim gjithandej trevave dhe botës shqiptare, ndërkaq diaspora e madhe në SHBA që është me origjinë nga  shteti i sotëm i Malit të Zi nuk do të rri duarkryq por do ngrehë zërin pranë autoriteteve amerikane por edhe me protesta pranë zyrave diplomatike të Malit të Zi në SHBA. Ky lloj mentaliteti i tejkaluar dhe primitiv i Ballkanit duhet të ndërpritet sepse këto praktika shumë lehtë mund të shkaktojnë rebelim të mundshëm të shqiptarëve autoktonë.

Prandaj Mali i Zi por edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta kenë parasysh pasojat e kësaj politike të dëmshme e tejet të rrezikshme.

error: Të drejtat e rezervuara !!