Nesër vazhdimi i seancës për votëbesimin e Qeverisë

0

Kuvendi i Malit të Zi përfundoi seancen e jashtëzakonshme në lidhje me votëbesimin e qeverisë ,gjë që ka fundi i vitit të kaluar e ka iniciuar kryeministri, Millo Gjukanoviq.Kuvendi do të vazhdojë punimet neser kur dhe pritet që deputetët të votojnë.

Në prag të fillimit të debatit për votëbesimin e Qeverisë në Parlament është mbajtur mbledhja e kolegjiumit të kryetarit të Parlamentit të cilën e ka kërkuar deputeti Nik Gjeloshaj.

Seanca e sotme u shënua nga akuza të ashpra ndërmjet  tani ishë partnerëve DPS dhe SDP. Kryeministri Millo Gjukanoviq tha se pas votimit nuk do të ketë më vend për ata që janë mësuar të jenë në të njëjtën kohë edhe qeveri edhe opozitë.

Ai ka përkujtuar se prej përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2013 është parë përçarja në funksionimin e koalicionit në pushtet. Pasojat e mosmarrëveshjeve ndërmjet partnerëve të koalicionit kanë bartë një dozë të rrezikut për realizimin e interesave vitale shtetërore të Malit të Zi./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!