Agron Lulgjuraj: Apel për malësorët në SHBA, ti bashkangjitën votimeve të 3 marsit në Malësi

0

Të dashur malësorë në SHBA, unë si i ri me banim në New York, kam vëndos që me rastin e zgjedhjeve të 3 marsit të shkoj në Malësinë tonë kreshnike, që ti jap votën Malësisë se ja kemi  me borxh. 

Prandaj me këtë rast i bëj thirrje të gjithë Malësorëve – Shqiptarëve, që kan dokumenta malazeze dhe të drejtë vote, të më bashkangjiten mua dhe shumë bashkëvendasve tjerë, që kemi vendos të shkojmë në Malësi, që të vinë bashkë me neve në Malësi, për të votuar, pasiqë Malësia ka nevojë për ne, si asnjëherë më parë. 

Ka ardhë koha të bëhemi Zot shtepie në vendin e vet, ka ardh koha që ti ndihmojmë Malësisë dhe me 3 mars të gjithë të dalim faqebardhë e fitues. 

Që kjo Malësi të flas shqip, të veproj shqip, të punoj shqip, për të miren e popullit, për të miren tuaj, për të miren e femijeve tuaj. 

Partite politike shqiptare u bashkuan për ta marrë pushtetin në Tuz, për të ruajtur traditat e shqiptarëve, identitetin, kulturen, gjuhen e flamurin tonë të bukur kuq e zi, kurse ne nga diaspora kemi obligim ti bashkangjitemi Malësisë kur ka nevojën për ne, mos t’ja kthejm shpinën vendit tonë që të parët tanë na e ruajten kur ishte ma vështirë. 

Malësi, voto me dinjitet, voto me zemër, voto për të mirën tënde, sepse ai që ka zëmër të pastër kombetare voton vetëm Forumin Shqiptar, numrin 5, Malësia na Bashkon!

Me respekt,

Agron Lulgjuraj, New York

error: Të drejtat e rezervuara !!