Pergega: Voto për vete, voto për vellanë, voto që Zot të jesh në token tënde

0

ME SHPIRT ATDHETARI DHE VETENDERGJEGJE SHQIPTARI

Voto per vete, voto per vellane, voto qe Zot te jesh ne token tende, voto programin e partive shqiptare, voto numerin 5 me pese gishtat e dores se djathteme 3 mars 2019 ne Malesi te Madhe ne Mal te Zi!

ZEF PERGEGA

Eshte nje moment historik dhe kombetar per cdo votues ne Malesi te Madhe, per cdo mergimtar ne boten e lire qe i ka syte, shpirtin, zemren dhe humanizmin e tij nga rrenjet e te pareve qe voten e tij me ndergjegje me vullnetin e tij te lire ta hedhe ne favor te vetvetes, familjes dhe te ardhmes. Ju qe dje drejtuat fisin, bajrakun, luften, kuvendin dhe i dolet zot trojeve, sot duhet ti dilni Zot votes dhe te ardhmes se Malesise. Tani Malesia ka intelektuale, shkrimtare, poet, artiste deri ne Hollywod, ata qe kane shendrit me peformancen e tyre ne skenat boterore, ata qe i kane dhene emer te mire Malesise ne sport e gara te tjera boterore dhe thirrja e tyre sot me piskame eshte per te votuar qe Komunen, pushtetin lokal te administrohet nga shqiptaret, per ju per Malesine! Bashkimi i subjekteve shqiptare ne Mal te Zi eshte Beslidhja e dyte e Malesise. Votimi i ketyre subjekteve ka mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve ne boten e lire dhe sidomos te malesoreve. Mos i gjykoni rende ata qe kane kandiduar tek partite e tjera. Njerezit kthehen nga i forti kah e mira e Malesise Vota juaj nuk eshte thjesht vote per nje pushtet, por eshte vote per gjuhen e Fishtes, edhe vote per abetaren shqipe, eshte vote per Marash Ucin, eshte vote per Ded Gjo’lulin, eshte vote per Tringen, eshte vote qe kembanat e besimit te bien me mushkeri te plota ne Hyun, eshte vota e vellaut qe beson ndryshe ne nje Zot, eshte vote per Lahuten, vote per xhubleten katermijevjecare, eshte vote per heronjte dhe martiret e Malesie, eshte vote per pishtaret e drites, eshte vote per klithjen e djepave nina-nana shqip, eshte vote per emrin shqiptar, eshte vote per flamurin kuq e zi qe aq shume e keni deshiruar.!

Faqebardhe faqja e bardhe!

error: Të drejtat e rezervuara !!