Gjeloshaj apel qytetarëve: Rri në shtepi! Ruaj të tjerët nga vetja, edhe vetën nga të tjerët!

0

Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj përmes një statusi në facebook ka bërë apel tek qytetarët e Tuzit të qëndrojnë në shtëpi dhe se për ata që nuk do të rrespektojnë rregullat do të ndëshkohën nga organet kompetente!

Statusin e kryetarit Gjeloshaj mund ta lexoni më poshtë:

“Të nderuar qytetar,
Siç e dini dhe jeni të informuar, i gjithë qarkullimi brenda teritorit të Komunës së Tuzit është i ndaluar, e poashtu edhe të gjitha daljet jashtë. Fillimisht, dua të falenderoj qytetarët e Malësisë për respektimin rregullave për të qendruar në shtëpi, por kemi edhe persona të papërgjegjshëm ndaj të cilëve janë ekzekutur kallzime penale e që nuk respektuan rregullat për të cilat u lidhëm me Besë një natë më parë.
Nga ky çast, në të gjitha daljet nga Tuzi, është dyfishuar përsoneli i policisë, dhe për ata qytetar që hasen duke tëntuar të thejnë rregullat, do të merret masa e paraburgimit dhe ndaj tyre do të shqiptohet aktpadi penale. Nuk do të lelojmë që disa qytetar të pandergjegjshëm, ta prishin imazhin që kemi treguar si qytetar.

Rri në shtepi! Ruaj të tjerët nga vetja, edhe vetën nga të tjerët!
Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj “

error: Të drejtat e rezervuara !!