Komuna e Tuzit në karantinë totale (Foto)

0

Komuna e Tuzit nga mbrëm është futur e gjitha në karantinë totale pasi 15 persona rezultojne pozitiv me koronavirus.

Policia kontrollon të gjitha kalimet në Tuz. Barnatorja shtetërore është e hapur dhe shpërndarjen e ilaçeve e bëjnë vullnetarët e komunës.

Komuna e Tuzit është duke bërë shpërndarjen e bukës për familjet nëpër shtëpija dhe gjithashtu gjatë ditës do të fillojë furnizimi me gjërat tjera elementare të nevojshme. Apelojmë në rrespektimin e vendimit për të qëndruar në shtëpi dhe furnizimi nuk do të mungojë për askënd, njoftojnë nga komuna.

Mbas mbledhjes urgjente që kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj pati mbrëm me Këshillin koordinues nacional të Malit të Zi, është vendosur që qytetarët e komunës së Tuzit të qëndrojnë në shtëpiat e veta dhe është ndaluar çdo dalje jashtë.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u bëri thirrje banorëve të Tuzit që të mbyllën të gjithë në shtëpitë e tyre në vetëizolim.

Gjeloshaj tha se për çdo ndihmë që të kenë nevojë qytetarët të lajmerohen në telefonin e komunës dhe organet kompetente të komunës doti siellin te shtëpija.

Gjithashtu nga komuna njoftojnë qytetarët e Komunës së Tuzit që të ndjekin udhëzimet për të qendruar brenda në shtepi, dhe sipas bashkësive lokale ku banojnë, për nevojat e tyre , t’u drejtohen përsonave që janë përfaqësues të bashkësive lokale si më poshtë:

Bashkësia Lokale: Vuksanlekaj – Pjeter Camaj 069024097
Bashkësia Lokale: Omerbozhaj – Gjok Gorvokaj 069787797
Bashkësia Lokale: Dushiq-Lekaj – Nikollë Vulaj 069966767
Bashkësia Lokale: Vrane – Ratko Nikcevic -069225877
Bashkësia Lokale: Dheu i Zi – Ilhan Skrijelj 069371643
Bashkësia Lokale: Vllanë – Nik Kalaj 069288289
Bashkësia Lokale: Narhelm Dreshaj -Mark Lucgjonaj 067431285
Bashkësia Lokale: Triesh – Llesh Cacaj 069792255
Bashkësia Lokale: Hot – Ilir Gojçaj 067401400
Bashkësia Lokale: Sukruq – Zef Dedvukaj 069056821
Bashkësia Lokale: Dinoshë – Sulejman Beqaj 069012742
Bashkësia Lokale: Milesh –Sallem Nikaj 069246244
Bashkësia Lokale: Drume – Tonino Junçaj 067556557
Bashkësia Lokale: Kojë – Ivanovic Stjefan 069882657
Bashkësia Lokale: Rakiq – Marina Ujkaj 067051390
Bashkësia Lokale: Tuz – Marash Dukaj 067203840 dhe Emin Haxhi 067179274

error: Të drejtat e rezervuara !!