Padi penale kundë katër personave, u larguan nga Tuzi edhe përkundër ndalesës

0

Policia në Podgoricë ka ngritur dy padi penale kundër katër personave të cilët, edhe përkundër bllokimit të trafikut, u larguan nga territori i Komunës së Tuzit dhe qëndruan në Podgoricë.

Në një shitore në Podgoricë, respektivosht në Konik Policia ka hetuar 2 persona me inicialet D.G. dhe V.G.,,të cilët thyen rregullën e masës së ndalimit të trafikut mes qytetëve dhe u largua nga Komuna e Tuzit.

Poashtu, edhe dy persona tjerë nga Tuzi, A.L. dhe V.L. u gjetën në Podgoricë, respektivosht në Zetë në një shitore duke shkelur masën e ndalimit të trafikut mes qytetëve

” Për ngjarjen është informuar edhe Prokurori shtetëror në Prokurorinë Themelore të Shtetit, i cili urdhëroi që personave tu tërhiqet vërejtja dhe të shoqërohën në adresën e baninit , dhe të ngrihet padi penae kundër tyre, për dyshimin se kanë kryer vepër penale të mosrespektimit të rregullave shëndetësore për kontrollin e një sëmundje infektive të rrezikshme. ”.

error: Të drejtat e rezervuara !!