Gjeloshaj apelon te qytetarët të përkrahin në tribuna KF Deçiq

0

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeleshaj përmes një postimi në facebook ka apelar dhe ftuar qytetarët e Malësisë që të përkrahin në tribuna KF Deçiq.

Futbollistët e Deçiq, ditën e dielë në Tuz ndaj KF Jezero luajnë ndeshjen vendimtare për të mbetur në ligën e dytë.

Apeli i Gjeloshaj:

Të nderuar qytetarë të Malësisë,

Siç e dini KF Deçiqi për hirë të keqmenaxhimit, nga liga e parë që ishte para disa viteve, sot rrezikohet të humb edhe statusin aktual në ligën e dytë… Unë me këtë rast dua të apeloj publikisht tek qytetarët-tifozat, që të mbështesim futbollistët tonë, ditën e diel me datën 28.04.2019 në orën 16:30, në Stadiumin e Deçiqit! 
Rikujtoj që kjo ndeshje me KF Jezero është një nga ato më vendimtaret që FK Deçiqi të mbetet në ligën e dytë!
Ne si ekzekutiv i Komunës, në partneritet do të angazhohemi maksimalisht që KF Deçiqit t’i kthehet vendi i merituar në Ligën elite të Malit të Zi.

NGJ

error: Të drejtat e rezervuara !!