Gjeloshaj: Urime djema, vitin e ardhshëm në ligën e parë

0

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të përgëzoj dhe uroj lojtarët e KF Deçiqit, që me mund të madh arritën suksesin e dëshiruar. Po ashtu falenderoj miqët e klubit, vëllezërit Dreshaj që na ndihmuan të ruajmë statusin në ligën e dytë të Malit të Zi.

Deri në këto momente, nuk kemi diskutuar se në çfarë gjendje të mjerueshme e kemi gjetur klubin nga marrja e pushtetit, mirëpo së shpejti do të njoftojmë opinionin në detaje për situatën. 

Ne si themelues, do të angazhohemi për ndryshime rrënjësore në klub, duke filluar nga emërimi i anëtarëve të rinjë të Kuvendit, stafit drejtues e deri tek ndërtimi i infrastrukturës sportive moderne! 
Këtë vit luftuam për mbijetim në ligën e dytë, ndërsa vitin e ardhshëm, synimi jonë do të jetë liga e parë!

Sinqerisht,

Nik Gjeloshaj
Kryetar i komunës së Tuzit

error: Të drejtat e rezervuara !!