Porpozim-rezoluta: Këshilli pro tërheqjes së Fjalorit

0
Porpozim-rezoluta e dorëzuar nga deputetët Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj pranë Kuvendit të Malit të Zi nëpërmes të cilës kërkohet tërheqja e Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze si dhe kërkim falje nga CANU, ka fituar sot dritën jeshile nga komisioni për Arsim dhe Shkencë.

Për këtë votuan tre deputetët e PDS dhe deputeti i Partisë Liberale, kundër ishite Branka Boshnjak nga Fronti Demokratik ndërsa i përmbajtur ishte Vuk Roqen nga PDS për shkak të pikës së gjatë në rezolutë.

Duke arsytuar rezolutën Nik Gjeloshaj ka thënë se për këtë hap ishte i detyruar.Kam qënë i sigurt se Akademia do të distancohet, por kemi marrë vetëm fyerje, mënyra e tyre e komunikimit tregon se nuk bëhet fjalë për gabime por për qëdhime.

Më duhej të reagoja për shkak të 25 për qind të qytetarëve të Malit të Zi.

Kanë shkruar që muslimani është i ndyrë,prandaj si pas mendimi tim kryeprokurori shtetëror këtu është dashur të reagojë menjëherë.Mendoj se jam në anën e drejtësisë qëndroi pas asaj se kjo ka qënë një projkt detyrë që shqiptarët të paraqiten në këtë mënyrë, sepse po të mos ishte kështu, kjo automatikisht do të tërhiqej, tha Gjeloshaj.

Andrija Popoviq (PL) beson se udhëheqja e re e Akademisë (CANU) do të tërheqi Fjalorin për shkak se ai është një goditje e rëndë për Malin e Zi multietnik.

Branka Tanasijeviq nga PDS ka paralajmëruar amendamentin në pikën e gjashtë, e cila parashikon që qeveria të pezullojë finacimin e Akademisë gjë që për Tansijeviq nuk është e pranueshme.Për PDS janë të prënueshme pesë pikat e para të Rezolutës, kurse për nenin e 6 do të punojmë një amendament pasi rezoluta nuk mund të përshkruaj një standard të tillë.

Gjeloshaj theksoi se nuk do ta prënoi amendamentin në pikën gjashtë të rezolutës, duhet që në vend të diskutimeve më në fund të kalojmë në vepra, ka thënë Gjeloshaj./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!