Haradinaj kthehet nga Haga: Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është kthyer nga Haga.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

“Sapo u ktheva nga Haga, e nesër vazhdojmë me punë. Pas dorëheqjes sime kam kryer obligimin ligjor pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush. I kthehem obligimeve të mia në Kosovë”, ka thënë Haradianj.

Ai ka thënë se vendimi për dorëheqje dhe veprimet e tij të fundit, janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush.

“Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë. Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese”, thotë Haradinaj.

Për dorëheqjen ka thënë se çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektojë

“Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, është shprehur Haradinaj./Telegrafi/

error: Të drejtat e rezervuara !!