Nesër hapja solemne e Panairit të librit “Ulqini 2019”

0

Komuna e Ulqinit, Qendra për Kulturë, në bashkëpunim me Organizatën Turistike të këtij qyteti si dhe Instituti i Librit nga Tirana, organizojnë Panairin e librit, “Ulqini 2019”, gjegjësisht panairi i 19-ti me radhë.

Ne hapjen solemne përveç kryetarit të Komunës së Ulqini Loro Nrekiq do të jenë prezent ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksander Bogdanoviq, ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, ministri i kulturës së Maqedonisë së Veriut Hysni Ismaili dhe personalitete tjera. Siç njoftojnë organizatorët, rreth 50 shtëpi botuese do të jenë të pranishme në edicionin e 19-të të Panairit të sivjetmë të librit.

Dy çmimet që do të jepen për veprat e autorëve pjesëmarrës në këtë panair janë, “Liburnia”, që simbolizon anijen e kohëve të lashta në Ulqin edhe “Ulliri”, që simbolizon paqen mes njerëzve. Kryetari i kësaj jurie është Ali Aliu, ndërsa dy anëtarët e tjetër janë Behar Gjoka edhe kryetari i Art-klubit të Malit të Zi, Ismet Kallaba. Botuesja Irena Toçi, njëra nga organizatorët e Panairit në Ulqin thotë se këto çmime nuk janë thjesht çmime letrare, por nëpërmjet panairit synohet edhe një mesazh politik për paqen në rajon. Mysafirë special do të jenë shkrimtarët Fatos Kongoli dhe Ballsha Brkoviq. Panairi i librit do të jetë i hapur prej nesër deri me 31 korrik. /RTCG/

error: Të drejtat e rezervuara !!