Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekoron këngëtarin, Nikollë Nikprelaj

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar këngatarin nga Malësia, Nikollë Nikprelaj për kontribut të madh në muzikë dhe art.

Përpos Nikollë Nikprelaj ai ka dekoruar edhe Arif Vladin dhe Përparim Tomçinin, u bë e ditur nga vet presidenti përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.

“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”, shkruan Thaçi në postimin e tij.

error: Të drejtat e rezervuara !!