Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës vizitë në KKSH

0

Me iniciativën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, kënaqësi të prisja sot znj. Meliza Haradinaj, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i vizitës ishte të informohet për situatën aktuale të shqiptarëve në Malin e Zi në përgjithsi dhe përpjekjet për unifikimin e subjekteve politike shqiptare në prag të Zgjedhjeve parlamentareve që do të mbahen më 30 gusht 2020.
E informova Ministren për gjendjen aktuale të shqiptarëve në trojet e tyre etnike, shqetësimet për rënien e numrit të shqiptarëve, fenomenin e asimilimit, përfaqësimi i tyre i ulët në institucionet publike, problemet me arsimin dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, mungesa e investimeve kapitale në trevat e banuara me shqiptarë etj.

Sa i përket pjesëmarrjes së subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet e ardhshme, biseduam për përpjekjet e deritanishme për unifikim, pozicionimi aktual i disa subjekteve si dhe për nevojën e koordinimit të veprimeve dhe përpjekjeve deri në momentin e fundit për unifikimin në një listë të subjekteve shqiptarëve.

Për fund e falënderova ministren për vizitën dhe interesimin për shqiptarët në Malin e Zi. U pajtuam për koordinimin e veprimeve dhe rritjen e bashkëpunimit institucional, me qëllim avancimin e të drejtave dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve.

KKSH

error: Të drejtat e rezervuara !!