Deçiq mund Llovqen me golat e Lulgjuraj dhe Vulaj

0

Në xhiron e tretë të Ligës së Dytë të Malit të Zi ekipi i Deçiq sot në Tuz arriti fitore me rezultatin 2-1 ndaj Llovqen.

Pjesa e parë përfundoi me avantazh për ekipin mysafirë.

Futbollistët e Deçiq në pjesën e dytë arritën të përmbysin rezultatin, me golat e Pjetër Lulgjuraj në minutën e 65 dhe Kristijan Vulaj në minutën e 72.

Deçiq pas kësaj fitore gjindet në vendin e dytë në tabelë me 7 pikë, dy më pak se Jezero që gjindet në vendine parë me 9 pikë.

Autor:
Anton Gjokaj
error: Të drejtat e rezervuara !!