Takime me Presidentin e SHBA-së Donald Trump

0

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq me bashkëshorten Lidinë ka marrë pjesë në pritjen tradicionale të cilën për shefat e shteteve dhe të qeverive e organizon presidenti SHBA Donalld Tramp me bashkëshorten Melania Tramp.

Përndryshe, Gjukanoviq qëndron për vizitë zyrtare në SHBA ku dje ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të debatit të përgjithshëm të seancës së 74  të Asamblesë së përgjithshme të OKB në Nju Jork. Ndërkohë, Gjukanoviq në takimin me drejtorin e përgjithshëm të konsistencës holandeze në Bankën Botërore Kun Davidson ka theksuar përputhshmërinë e prioriteteve të Bankës botërore me prioritetet e politikës ekonomike malazeze përmes forcimit të stabilitetit fiskal dhe ngritjen e nivelit të konkurrencës dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Gjukanoviq është takuar me Davidson  pas pranisë në hapjen zyrtare  të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Thaçi takon Trumpin në Nju Jork

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump me gruan e tij, Melania.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Trump, në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara teksa po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në një komunikatë për media, Thaçi është thënë të ketë falënderuar presidentin amerikan për mbështetjen që gëzon Kosova nga populli i SHBA-së.

Thaçi po ashtu është cituar të ketë thënë se “vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse amerikane është jetik për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën”.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përveç presidentit Thaçi, ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm në Qeverinë në largim të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Rama takon Presidentin e SHBA-së Donald Trump

Image result for rama  Trumpin në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Presidentin Donald Trump.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale foton që ka bërë me Linda Ramën, në krah të Presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania.

Gjatë punimeve të asamblesë Edi Rama ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë, mes tyre Presidentin e Turqisë  Erdogan dhe kryeministrin e Greqisë, Kyariakos Mitsotakis.


error: Të drejtat e rezervuara !!