​Rama: Franca ka bllokuar vazhdimin e hapjes së kapitujve për Malin e Zi dhe Serbinë

0

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “nuk ka pasur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, përveç Francës. “Ka pasur vetëm dy vende kundër, Holanda dhe Danimarka, nuk ka pasur të tjera absolutisht asnjë tjetër”, theksoi ai.

I ftuar në një studio televizive, kryeministri Rama theksoi se “ka pasur një shumicë dërrmuese vendesh jo vetëm pro, por pa kushte. Një vend i vetëm shumë i rëndësishëm, por me disa kushte që ishte Gjermania dhe që në ate pozicion tentoi të krijonte një urë mes ‘Po-së’ pa kushte të të gjitha vendeve dhe Francës, Holandës e Danimarkës. Franca ka një pozicion që nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo me Shqipërinë në vetvete, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër në konflikt me qasjen gjermane për mënyrën si do vazhdojë procesi i zgjerimit dhe përmbylljes së negociatave”.

Sipas Ramës, Franca është një nga aktoret kryesore, në mos kryesori që ka bllokuar de facto vazhdimin e hapjes e kapitujve për Serbinë dhe Malin e Zi.

“Serbia dhe Mali i Zi që janë në proces negociatash nuk hapin më kapituj prej disa kohësh”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “Presidenti i Francës bën politikë të brendshme ato bishtat me azil janë për audiencën në Francë nuk lidhej fare me procesin e negociatave”.

error: Të drejtat e rezervuara !!