Albin Kurti në Tiranë, takim “kokë më kokë” me Ramën

0

Albin Kurti, Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për kryeministër i ardhshëm i Kosovës mbërriti rreth orës 18.00 në Tiranë për një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ky është takimi i parë i tyre pas fitores se zgjedhjeve nga Albin Kurti në 6 tetor në Kosovë. Burimet thonë se takimi është informal dhe nuk do të ketë asnjë deklaratë për mediat pas mbarimit të takimit.

Por mësohet se një nga temat e bisedimeve mes Kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit që pret të marrë detyrën e Kryeministrit të Kosovës është edhe krijimi i një ministrie të veçantë me qëllim të përmirësimi të marrëdhënieve në mes shteteve shqiptare. Kjo ide i ka pëlqyer edhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

error: Të drejtat e rezervuara !!