Bojkotim i zgjedhjeve nëse nuk do të formohet qeveria teknike

0

Nëse PDS nuk pranon qeverinë teknike e ftojë opozitën, që kësaj here, të provojmë të mos dalim në zgjedhjeve dhe ti lejojmë ata vetëm të marrin pjesë në zgjedhje, ka theksuar lideri i URA-s Dritan Abazoviq.

Ai ka sqaruar se nuk është ithtarë i një skenarit të tillë, se e dëshiron një Mal të Zi si histori të suksesshme, por kjo është ajo që për momentin aktual është e domosdoshme për të avancuar shtetin si histori demokratike.

Ai ka theksuar se URA përpiqet për lista të hapura, kriminalizimin e financimit jo ligjor të partive politike, zvogëlimin e numrit të vendvotimeve, votimin e fletëvotimeve jashtë Malit të Zi, për ligjin e ri mbi regjistrat zgjedhor, ligjin e ri për financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore, për ligjin mediatikë me theks të veçantë në servisin publik, pastaj për profesionalizimin e komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe për futjen e kontrolluesit opozitarë në Ministrinë e financave dhe në sekretariatet lokale për financa

error: Të drejtat e rezervuara !!