Diaspora me Platformë – Me 28 pritet nënshkrimi ? (Foto)

0

Sipas dokumentit që kemi marrë nga një lexues i portalit tonë, bëhët fjalë për platformë politike të përpiluar nga Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe dhe Shoqata Malësia e Madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas informacioneve që kemi marrë kjo iniciativë ka filluar në verë në takime që përfaqësuesit e këtyre organizatave kanë pas me drejtuesit e partive shqiptare në Malësi.

Siç mund ta shikoni, koordinator i kësaj iniciative ka qenë z. Ejllo Berishaj dhe si nënshkrues të kësaj platforme janë paraparë Lidhja Demokratike në Mal të Zi-Dega e Malësisë, Unioni Demokratik i Shqiptarëve-Dega Malësi, Iniciativa Qytetare, Alternativa Shqiptare, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti dhe Shoqata “Malësia e Madhe” nga New Yorku. Në fund të kësaj letre kërkohet nga partitë politike të konfirmohet vullneti për nënshkrimin e saj por deri me tani nuk kemi informacion se kush ka konfirmuar nënshkrimin dhe kush jo.

Sipas këtij dokumenti kjo platformë do të jetë baza e unifikimit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe është dakorduar të nënshkruhet me datën 28.11.2015.

Platforma përbëhet nga 11 pika që kanë të bëjnë me formimin e një liste të përbashkët në zgjedhjet lokale, pozitë ose opozitë të gjithë bashkë, koordinim i veprimeve politike me Shqipërinë, Kosovën dhe Diasporën Malësore për çështjet e integrimit të Malit të Zi, ata që nuk do nënshkruejnë platformën nuk do kenë mbeshtetje nga diaspora, largimi nga pushteti lokal dhe qendror 30 ditë para zgjedhjeve etj etj. Gjithashtu janë të caktuara edhe orientimet dhe prioritetet e nenshkruesve të platformës që kanë të bëjnë me vetqeverisjen lokale, ligjin për zgjedhjen e këshilltarve dhe deputetëve, ligjin për përdorimin e lirë të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, ligjin për të mirat detare, ligjin për parqet nacionale, ligjit për rikthimin e pronës private, avancimi i lirive dhe të drejtave elementare njerëzore, kthimi i shtetsisë për të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi.

Mund të shikoni më poshtë dokumentin origjinal i cili është derguar partive politike shqiptare në Malësi./Malësia.ME/

Diaspora me Platformë

Diaspora me Platformë 2 Diaspora me Platformë 3

error: Të drejtat e rezervuara !!