Meta dhe Dukaj vizitojnë shkollën në Dacaj të Rozhajës (Foto-Video)

0

Në vazhdën e vizitës së presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta në Rozhajë, sot ai vizitoi shkollën fillore të Dacajve.

Në fjalën e tij pohoj që ndihet shumë i gëzuar që vizitoi këtë trevë shqiptare, duke falenderuar nxënësit dhe stafin e shkollës që kanë ruajtuar gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Ai premtoi mbështetjen e plotë për këtë institucion të randësishëm edukativo arsimor, duke nënvizuar që ndihma do të jetë konkrete në renovimim e shkollës si dhe mbështetje tjera në binjakizimin me disa shkolla nga Shqipëria!

Në takim prezent ishte edhe Marash Dukaj, drejtor gjeneral në Drejtorinë e arsimit. Në fjalën e tij falenderoj presidentin për vizitën që ia bëri shkollës, duke përsëriturangazhimin e intitucioneve relevante për shkollën e Dacajve.
Dukaj nënvizoj që shkolla në fjalë ka kaluar për sfida të shumta, por që të gjitha janë përballuar me sukses falë angazhimeve të shumta. Ai nënvizoi se ka besim të plotë që me bashkëpunim ndërshtetëror kjo shkollë të marr vendin e merituar! /Malesia.ME/

Fotografia e Ilir Meta

error: Të drejtat e rezervuara !!